Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar dhënien e mandatit për deputetët e PD, Oriela Nebiaj dhe Petrit Doda.
“Pika e parë me dhënien e mandatit të Petrit Doda. Miratohet shpërndarja e mandateve. Në zonën e Tiranës i përkaton kriteret. Doda nuk përbën kusht për mos zgjedhjen, mandati i Rushajt i përket Dodës.
Pika e dytë me dhënine e mandatit të Oriela Nebiajt. Ka depozituar dhe plotësuar formularin. Nuk ka asnjë të dhënë për ndalime në ligj. Nuk është i dënuar, nga verifikimet, të dhënat e saj nuk përbëjnë kusht për moszgjedhjen. Mandati i Grida Dumës i përket Nebiajt” u tha gjatë mbledhjes.
Kujtojmë që Petrit Doda do të futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale, ndërsa Ori Nebiaj bëhet deputete, pasi Grida Duma dha dorëheqje nga mandati dhe u bë moderatore.