Kriza politike në Peru, 7 të vdekur nga protestat e dhunshme

1 Minuta Lexim

Pesë persona humbën jetën ditën e djeshme, në protestat masive që shpërthyen në Peru, në rajonet e Arequipa (jug) dhe Chincheros (juglindje).

Demonstratat kundër presidentes së re Dina Bolluarte dhe në favor të rizgjedhjeve vazhdojnë në të gjithë vendin, duke e rritur numrin e të vdekurve në shtatë që nga e diela.

Të dielën dy persona, një adoleshente dhe një i ri u vranë në Adavailas, po në Apurimak. Nga pesë personat e vrarë ditën e djeshme, tre ishin adoleshentë, një 15-vjeçar dhe dy 16-vjeçarë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull