“Mali i Zi të zgjidhë ngërçin politik”, Escobar pas takimit me Abazoviç

1 Minuta Lexim

“Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është futur dhe të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike”, tha i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas një takimi me kryeministrin e qeverisë malazeze me mandat teknik, Dritan Abazoviç në Podgoricë.

“Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është futur dhe të mbetet i përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Escobar.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Escobar do të takohet edhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në Mal të Zi, sidomos për shkeljen e Kushtetutës me miratimin e Ligjit për Presidentin, i cili, sipas tyre, abuzon qartë me dispozitat kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull