Sara Hoxha konsiderohet nga publiku si një nga konkurentet më të mira të “Dancing With The Stars”.
Por me sa duket juria nuk ndan të njëjtin mendim, bazuar kjo tek vlerësimet që i japin javë pas jave.
Mbrëmjen e djeshme ajo së bashku me partnerin e saj të kërcimin, Luixhino, përformuan një vals nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës “Më Fal”.
Ajo mori 38 pikë nga 50 të mundshme, pasi jurisë iu shtuan edhe Elvana Gjata. Anëtarët e jurisë nuk e vlerësuan pozitivisht performancën e saj, duke thënë se nuk përcolli emocion.
Konkurrentja e “DWTS” sigurisht e mbrojti veten duke u shprehur se kishte shumë pak ditë për tu përgatitur.
“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara.
Në këtë moment ajo u ndërpre nga Dalina Buzi, e cila i kërkoi të mos justifikohej.
“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.