Ndryshime në Polici, largohet drejtori i Policisë së Tiranës. Lëvizje dhe në rrethe të tjera

1 Minuta Lexim

Drejtori i Përgjithëm i Policisë së Shtetit ka firmosur disa ndryshime në radhët e uniformave blu sa i përket drejtuesve të qarqeve.

Burime bëjnë me dije se Tonin Vocaj është emëruar drejtor i Policisë së Tiranës dhe në postin e lënë bosh si zv.drejtor i Përgjithëm i Policisë është emëruar Sokol Bizhga, deri para pak muajsh në detyrë si drejtues i Operacionales.

Lorennc Paganika që mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës ka shkuar në Akademinë e Sigurisë.

Hamdi Fjora, drejtor i Policisë së Shkodrës ka zëvendësuar Sokol Bizhgën në krye të FLO, ndërsa në krye të Policisë së Shkodrës është emëruar Ervin Hodaj, ish-drejtor i Policisë së Tiranës.

Ermal Muça, zv.drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar si drejtor i Policisë së Vlorës në vend të Gentian Berberit.

Ndërsa, Niko Brahimaj është emëruar në krye të Policisë së Fierit në vend të Alfred Çepes.

Po ashtu, Lutfi Minxhozi është emëruar drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

Burime bëjnë me dije se pjesë e listës së ndryshimeve janë edhe drejtori të tjera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull