Gëzim Basha
Preç Zogaj botoi vitin e kaluar librin me poezi, “Ne na Njohu nje e Tretë, Dashuria,” një “tour de force” që e konsolidon më tej perceptimin e autorit si telenti prirës i poezisë sonë lirike në katër dekadat e fundit.
Zogaj, ngjashem me Fatos Arapin, mbetet prolifik por pa proliksitet ngaqë estetikisht, çdo permbledhje e tij poetike, hap një “terra nova” ku për guide, ne stil dhe meditime, përhere na pret një hero lirik sensitiv, i matur dhe inovativ që e ka empathinë brerore dhe asht, frymë dhe esencë.
“Ne na Njohu një e Trete, Dashuria,” renditet këtë vit ndër katër finalistët e çmimit vjetor për poezine, por me një distancë të qartë prej librave të tjerë ngaqë i bën më me finesë ato gjeste estetike që priten prej poezisë; presionin mbi gjuhen për një të folme më fluide, temperimin e ndjesive si mënyrë e rafinimit të shprehjes, mozaikun e imazheve si konstruktim i kuptimeve poetike komplekse.
Poeti i shquar amerikan, Mark Doti, shprehet, “kur jurite nuk bëjnë vleresimin e duhur, çmimet letrare janë kot!” Mbetem me shprese se juria e keti viti mund të shtijë
në shenjë!
G.B.
Preç Zogaj
Mallkimi
Në pritje, në pritje mbuluar me natë,
Një zog i vogël a shpend i stërmadh
ofron zgjidhje. Tani është çasti
me nxjerr flatrën tende dhe me mposhtë
njeherë e mirë robërinë, rëndesën.
Mpihet qetësia.
Heshtja e botës
rrëzohet përdhe si balonë e rrudhur.
Dhe ja , përftohet në disa menyra,
Me kuiniforme, me hieroglife,
me germa latine, arabe, ciriklike
emri dhe pamja e engjëllit që po bëhësh.
Është brofja në këmbë e hijes tende. Ik!
Në majë të gishtave nga Pavioni.Ik!
Në daç mendar a i marrë. Ik!
Si vallë ia dolën të helmojnë të folurën?!
Leri pyetjet! Ik, ik, ik!
Por sa të gjatë e paske krahun, o mallkim!
Po shoh me kurriz njëlloj si me sy
botën pas meje që është Shqipëri,
Gojë të shqyera, fytyra të nxira,
Hapur në male, hapur në zalle,
Një turmë,një shpurë,
Po u merr erë bimëve të satanit,
Po mbledh,
po mbush
xhepat me gurë.
Mars, 2017