Nënkryetari i AAK konfirmon takimet me zyrtarët serbë në Zvicër: Nuk ishin sekrete

1 Minuta Lexim

Mediat zviceriane raportuan për disa takime sekrete mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve në veri.

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007 ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se nuk ishin takime negociuese.

“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë.

Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini i kontaktuar nga Gazeta Express.

Ai përmendi rregullin Chatham House për takime të tilla joformale, të cilat tha se i mbështet qeveria zvicerane. “Rregulla Chatham House nënkupton mos citim të njëri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, tha Gjini.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull