Nënshkruhet aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE, Kurti: E ardhmja jonë është BE, do ecim përpara në meritën tonë

1 Minuta Lexim

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca kanë firmosur dokumentin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas nënshkrimit të dokumentit, ata kanë mbajtur edhe një konferencë për media para gazetarëve. Kryeministri Kurti u shpreh se e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Evropian, teksa shtoi se Kosova do bëjë ç’është e mundur për progresin dhe përkushtimin e reformave të reja transformuese që përkojnë me BE.

“Bazuar  në aspiratat e vullnetit të vendit tonë për barazi, drejtësi e demokraci… E ardhmja e vendit tonë është brenda BE. Sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE.

Do ja dorëzojmë presidencës Çekë në prag nënshkrimin e sotshëm. Progresi do varet nga përkushtimi ynë për reforma të reja transformuese.

Do ecim përpara në meritën tonë. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me progres shoqëror dhe rend demokratik.”- tha Kurti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull