Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, e ka quajtur ditën e nesërme, kur edhe do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, si dita e së vërtetës së madhe.
Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se nesër në Bulevard do të jenë të jenë të gjithë ata që duan ligjin e Kushtetutën dhe jo tritolin e kriminalizimin e kryeministrit Edi Rama dhe Rilindjes.
Postimi i plotë:
NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS!
Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes.
Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames dhe rilindjes.
Neser ne Bulevard do te jene shqiptaret europiane, qe e duan Shqiperine ne BE dhe jo Edi Rama, qe eshte armik i betuar i Europes dhe peng i Moskes dhe Beogradit.
Neser eshte dite e madhe per te gjithe ne.
Neser eshte dita kur do te thuhen te vertetat e medha ne sheshin e qytetareve te lire dhe patriote!