Sipas një raporti të sapo publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 90% e popullsisë në rang botëror ka imunitet ndaj Covid-19, por në të njëjtën kohë paralajmëroi për rrezikun e variantit të ri të virusit, shkruan The Guardian.
Drejtori i Përgjithshëm i OKB-së, Tedros Adhanom Gheberyesus tha se mungesa e e vigjilencës është duke i lënë derën hapur një varianti të ri të virusit, duke kaluar Omicron dhe duke u bërë dominues.
“OBSH vlerëson se të paktën 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj Sars-CoV-2, për shkak të infeksionit ose vaksinimit të mëparshëm. Ne jemi shumë më afër për të thënë se faza e urgjencës së pandemisë ka përfunduar, por smund ta themi këtë plotësisht”, u shpreh Tedros.
Studimi i më shumë se 360,000 njerëzve nxorri në pah se dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje të shtuar kundër varianteve të reja te njerëzit që kanë marrë më parë deri në katër doza të vaksinës së mëparshme, raporton abcnews.al.
Në të gjithë botën janë regjistruar 6.6 milionë vikitma dhe afërisht 640 milionë raste me Covid.
Sipas Tedros, më shumë se 8,500 kanë humbur jetën nga Covid vetëm javën e kaluar, “gjë që nuk është e pranueshme tre vite pas pandemisë, kur kemi kaq shumë mjete në dispozicion për të shpëtuar jetë.