Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 25-vjeçarit Qamil Taja i cili vrau partneren e tij 19-vjeçare në Greqi në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Sipas dëshmisë së tij në polici, sherri nisi pas viktima Krisjana Braka kishte parë celularin e partnerit të saj.
“U zumë të shtunën për herë të fundit. Ajo pa diçka në celularin tim dhe filloi sherri. Në atë moment unë u tubullova dhe e qëllova. Pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Jam penduar për veprimin që kam bërë”, ka thënë 25-vjeçari në policinë greke, sipas televizionit Mega.
Pas vrasjes, ishte vetë Qamil Taja që kishte shkuar në polici dhe u dorëzua, ku njoftoi autoritetet se kishte bërë vrasje. Policia greke shkoi në apartamentin e çiftit në Pire dhe gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare Krisjana Brakaj. Sherri nisi në orët e para të mëngjesit të 3 Dhjetorit, pasi të dy ishin kthyer në shtëpi pas pune.
Si viktima, ashtu dhe autori, punonin si kamarierë në lokale të ndryshme nate në Athinë. Mediat greke kanë raportuar se 25-vjeçari ka qenë nën efektin e kokainës kur ka kryer vrasjen. Ai e qëlloi me plumb në kokë partneren e tij, me një pistoletë, që siç ka deklaruar para hetuesve, ua kishte marrë disa rumunëve një vit më parë. Shtypi grek e ka konsideruar 25-vjeçarin shqiptar si “xheloz patologjik”.