Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga vranësirat e shpeshta për gjatë gjithë ditës, ku më të dukshme do të jenë vranësirat në zonat juglindore.
Por pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu pjesërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore kryesisht në juglindje do të jenë më të dukshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.