Sipas MeteoAlb, territori shqiptar vijon të dominohet nga vranësirat e shpeshta dhe kthjellimet e pakta për gjatë gjithë ditës.
Parashikohet që varanësirat herë pas here të zhvillohen në zonat veriore dhe në skajin jugor të vendit tonë, duke gjeneruar dhe reshje të pakta.
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me vranësira të shpeshta por nuk pritet të ketë reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.