Parashikimi i motit, e premte 9 dhjetor 2022

1 Minuta Lexim

Për ditën e sotme moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e pasdites në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut do të jenë në formë shtërngatash ndërsa në zonën e jugut reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët.

Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtërngatash në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit hera–herës reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Temepraturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C

në zona e ulëta 6 deri 21°C

në zona bregdetare 12 deri 21°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull