Parashikimi i motit për datën 13 dhjetor 2022

1 Minuta Lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa dhe origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i vranët me intervale te pakta kthjellimi.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intesnsitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe pjesërisht në zonën e qendrës reshjet hera – herës me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në lartësitë mbi 800-900 në verilindje  dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët .Mjegull /mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- perëndim  me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtesi ne mesdite deri në 12-15m/sek. duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull