Politikania serbe ndalohet në pikën kufitare në Merdare: Policia s’më lejon të kaloj kufirin

1 Minuta Lexim

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç ka thënë se policia serbe nuk e ka lejuar që të futet në Kosovë në pikën kufitare në Merdare.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në “Twitter” duke theksuar se autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim për ndalimin. Ajo ka thënë se në Kosovë po vinte që të takohej me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe me zyrën greke.

“Për të sqaruar, policia serbe nuk më lejon të kaloj kufirin. Sapo më ndaluan në vendkalimin Merdare.

Jam i përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë.

Jam rrugës për t’u takuar me përfaqësuesit e zyrës greke në KS dhe ambasadën amerikane. Unë kërkoj lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull