Qytetarët kanë zhvilluar sot një protestë para ambasadës serbe në Tiranë të shoqëruar me veshje popullor dhe flamurin shqiptar.
Protesta nisi me këndimin e himnit dhe përveç qytetarëve nga Shqipëria, ka prezencë edhe të qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe thonë se protestojnë kundër politikave destibilizueze dhe luftënxitëse nga Serbia.
“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, ishin këto thirrjet e qytetarëve para ambasadës serbe në Tiranë.
“Hiqni duart nga Kosova”, kanë qenë thirrjet e qytetarë, ndërsa i kanë bërë thirrje autoriteteve të mos përkrahin Serbinë.