Pse planet e kryeministrit britanik për emigracionin shënjestrojnë shqiptarët?

2 Minuta Lexim

Kryeministri britanik Rishi Sunak shpalosi para parlamentit të tij një plan të ri për të trajtuar çështjen e  emigracionit të  paligjshëm që synonte veçanërisht shqiptarët.

Për këte Sky News intervistoi një azilkërkues shqiptar i cili ka kaluar kanalin anglez me gomone në Mars.

Por a mendon ai se kjo politikë e konservatorëve do të ndalojë emigrantët shqiptarë të shkojnë në Britaninë e Madhe?

“Ata e dinë tani se nuk do të jetë e lehtë  dhe se asgjë nuk do të bëhet nëse vijnë këtu. Por ata prapë  mendojnë se duke jetuar në mënyrë ilegale dhe duke u fshehur do të funksionojë. Ata do të vazhdojnë të kalojnë kanalin dhe të vijnë këtu me çdo mënyrë”, ka thënë një azilkërkues Denis Arapi.

Kjo strategji  e fundit për të rregulluar sistemin e dobët të  emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar vjen pas përpjekjeve të qeverisë britanike për t’i dërguar azilkërkuesit në Ruandë në verë.

Nasa Abdullah i cili është nga Irani ishte në  bordin e avionit i cili do të nisej për në Ruandë por u anulua në momentin e fundit.

Irani dhe Afganistani janë regjime diktatoriale, Shqipëria është e lirë. Nuk mund ti krahasosh  këto dy vende me njëra-tjetrën”, ka thënë emigranti Nasa Abdullah.

Sipas Sky News më shumë se 44,700  emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me varka të vogla  vetëm këtë vit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull