Putin zotohet të përmbushë qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë

1 Minuta Lexim

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se Rusia do të përmbushë të gjitha qëllimet e operacionit të saj ushtarak në Ukrainë, pasi i shpalli ushtarët dhe shefat e mbrojtjes si “heronj” gjatë një fjalimi në Moskë.

Duke folur në një takim të fundvitit të shefave më të lartë të mbrojtjes ruse, Putin thotë se NATO po përdor aftësitë e saj të plota kundër Rusisë dhe u kërkoi udhëheqësve ushtarakë  të përdorin përvojën e tyre të fituar nga luftrat në Siri dhe gjatë “operacionit të saj special ushtarak” në Ukrainë.

“Ne do të rrisim potencialin tonë ushtarak dhe do të vazhdojmë të përmirësojmë gatishmërinë luftarake të forcave tona bërthamore,” shtoi Putin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull