Rama takohet me Erdoganin në Stamboll

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Stamboll, ku po merr pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

Gjatë këtij forumi, kreu i qeverisë shqiptar është takuar edhe me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në Stamboll, Rama shoqërohet nga zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkroi Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull