Samiti i BE-së, firmoset marrëveshja për ‘Roaming’ mes liderëve

1 Minuta Lexim

Mëngjesin e kësaj të marte ka nisur në Tiranë samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit.

“Uljen e tarifave nga 1 tetori 2023. Do tju kërkoj që të nënshkruhen kopjet e tyre.” Kjo është marrëveshja e parë e nënshkruar, nga 7 që pritet të miratohen ditën e sotme në këtë samit.

Në këtë samit, janë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull