Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zgjedhjet lokale në veri të Kosovës janë shtyrë për në muajin prill.
Sipas saj data e saktë pritet të publikohet sonte ose nesër.
Zgjedhjet janë shtyrë me dakordësimin e të gjithë pjesëmarrësve në mbledhjen që u zhvillua sot.
“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha ajo një konferencë për media pas takimit.