Vlerësohet se zakonisht se një aeroplanmbajtëse ka fuqi zjarri disa herë më të madhe se sa aftësitë ushtarake e shumë shteteve të BE-së të marra në mënyrë individuale.
Tani imagjinoni tre apo pesë aeroplanmbajtëse të mbledhura bashkë apo të koordinuar se çfarë mund të bëjnë përballë një kundërshtari si Rusia për shembull!
Nisur nga situata e krijuar në Ukrainë, NATO është duke kryer ushtrime të shumta në Mesdhe gjatë muajve të fundit si një përgjigje ndaj agresionit rus.
Një fakt i tillë ka ndryshuar krejtësisht situatën edhe në Mesdhe ku tashmë vërehet një rritje e prezencës ushtarake të NATO-s me anije ushtarake, nëndetëse, avionë dhe aeroplanmbajtëse në këtë rajon.
Aktualisht janë tre aeroplanmbajtëse që operojnë në Mesdhe, amerikania USS George HË Bush, francezja FS Charles de Gaulle dhe italiania ITS Cavour. Këto tre aeroplanmbajtëse morën pjesë në stërvitjen e NATO-s së bashku me amerikanen “USS Gerald R. Ford”.
Ajo është aeroplanmbajtësja më e re amerikane, e cila konsiderohet edhe anija e luftës më e madhe në botë. Krahas saj, tre aeroplanmbajtëset e Mesdheut u koordinuan me britaniken “HMS Queen Elizabeth”, anije e re e flotës britanike, që vepron nga Deti i Veriut.
“Aeroplanmbajtëset janë mjet ushtarak i fuqishëm që mban të hapura kalimet në dete dhe oqeane. Grushti ynë dërgon një mesazh të qartë se NATO do të mbrojë çdo centimetër të tokës aleate,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.
Pentagoni theksoi rëndësinë e stërvitjes si një shenjë jo vetëm e unitetit të NATO-s, por edhe e ndërveprimit të forcave aleate. Një shembull kryesor i kësaj të fundit është zbarkimi gjuajtësve francezë Rafale në “George HW Bush” në detin Jon.