U qëllua me armë brenda një lokali, ndërron jetë në spital 49-vjeçari në Tiranë

1 Minuta Lexim

Personi i cili u qëllua pasditen e sotme në një lokal në zonën e Selitës ka ndërruar jetë në spital.

49-vjeçari Edmond Papaj u qëllua brenda një lokali në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ me disa plumba.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull