Zbardhen detaje nga vrasja e Edmond Papës, autori e priti 1 orë e 30 minuta

1 Minuta Lexim

Rreth 1 orë e 30 minuta e priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekutuar.

Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se vetëm 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u fiksua nga kamerat e sigurisë në lagjen Fadil Bodinaku.

Ardhja e tij fill pas viktimës, ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se për lëvizjet e biznesmenit, autori të jetë ndihmuar nga persona të tjerë.

Për të verifikuar këto dyshime, grupi hetimor po analizon dhe lëvizjet e 49-vjeçarit  përpara ekzekutimit. Gjithashtu po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej tij në Tiranë gjatë së premtes.

2 janë pistat kryesore ku policia dhe prokuroria ka përqëndruar hetimet. E shkuara kriminale e viktimës në fushën e narkotikëve si brenda dhe jashtë vendit, si dhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit.

Për ngjarjen në polici janë marrë në pyetje dhjetra persona, ndërsa pritet që deklarime të japin edhe kontaktet e fundit të 49-vjeçarit me vendbanim në Sarandë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull