Zelensky i kërkon ndihmë kryeministrit indian për “planin e paqes”

1 Minuta Lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Indisë për zbatimin e “planit të paqes” në një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi.

“Bisedova me kryeministrin Narendra Modi dhe i urova suksese për marrjen e presidencës së G20-së”, tha Zelensky në një postim në Twitter.

“Pikërisht në këtë platformë bëra të ditur planin e  paqes dhe tani po kërkoj ndihmën e Indisë për ta realizuar atë,” theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull