Ali Ahmeti zbardh darkën me Ramën

4 Minuta Lexim

Kryeministrit Edi Rama ta takuar dje në mbrëmje përfaqësuesit e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut që u mbajt mbrëmjen e së martës në kryeqytetin shqiptar.

Në takim morën pjesë, Afrim Gashi nga partia “Alternativa”,  Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI.

Në përfundim të takimit, Rama publikoi një foto të përbashkët, ku shihet se në darkën e organizuar, kanë marrë pjesë edhe deputetët e PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Taulant Balla si edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët”- u shpreh shkurtimisht Rama duke e shoqëruar komentin e tij edhe me hashtagun “Vëllazëri Shqiptare”.

Ndërkohë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat pas takimit me Ramën ku tha se gjatë mbledhjes ishte folur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian si të vetmen mënyrë për të ndaluar emigracionin masiv.

Ai tha se çështja kryesore e bisedës, kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Puna e lodhshme që është bërë pas krahëve, shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimin drejt BE-së për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona.

U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standarteve perëndiomore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme s ai takon shqiptarëve”-tha Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kishin treguar papjekuri politike duke mos marrë pjesë.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike, nuk duhet të ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti.

Sa i përket mungesës së BDI-së në tryezat e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut të thirrura nga Lëvizja Besa, Ahmeti tha se nuk i takonte kësaj partie të thirrte tryeza të tilla sepse nuk ka imunitetin e mjaftueshëm.

“Për të thirur diçka të tillë së pari duhet të kesh imunitet. Lëvizja Besa nuk e ka imunitetin e mjaftueshëm për të marrë përgjegjësi e për të thirur tryeza të tilla. Veç asaj radhën për ta thirrur tryezën e ka pasur PDSH-ja sepse ka qenë me rrotacion. Ose PDSH ose ASH, njëra nga këta e ka pasur radhën”, u shpreh Ali Ahmeti për mediat .

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull