Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, të cilit i ka thënë se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë”.
Erdogan dhe presidenti rus kanë folur vazhdimisht që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. Turqia veproi si ndërmjetëse së bashku me Kombet e Bashkuara për të vendosur një marrëveshje që lejonte eksportet e grurit nga portet ukrainase.“Presidenti Erdogan tha se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për një zgjidhje të drejtë,” ka njoftuar presidenca turke duke shtuar se Erdogan i kujtoi atij rezultatet pozitive të marrëveshjes së korridorit të grurit.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Sirinë. Siç njofton presidenc turke, Erdogani i ka thënë Putinit që të ndërmerren hapa konkretë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.