Myrto Uzuni rikthehet protagonist në ekipin e Granadës, duke shënuar golin e 11-të sezonal dhe mbajtur kreun e shënuesve më të mirë në La Liga 2.
“Preja” e radhës e sulmuesit shqiptar ishte Cartagena e Armando Sadikut (luajti titullar deri në 61’). Derbi i sulmuesve kuqezi u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, teksa beratasi Uzuni ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi topin në rrjetë.
Ishte pikërisht goli i Uzunit që i dha fitoren skuadrës së Granadës, që ngjitet në vendin e pestë, por vetëm 3 pikë larg kreur. Granada synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll së bashku me Uzunin.