Video-13 orë operacion/ Realizohet me sukses ndërhyrja e rrallë kirurgjikale në Pediatrinë e Tiranës

1 Minuta Lexim

Një ndërhyrje tepër e rrallë kirurgjikale, e cila zgjati plot 13 orë, është realizuar me sukses në Pediatrinë e Tiranës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, jep lajmin e mirë për pacientin e vogël.

“Pas ndërhyrjesh të njëpasnjëshme menjëherë pas lindjes, duke devijuar rrugët urinare pa e futur Danielin e vogël në dializë, falë një pune shumëvjeçare të stafit të shërbimit të Nefrologjisë dhe Kirurgjisë Pediatrike, tashmë u realizua zmadhimi i vezikës dhe devijimi urinar permanent, në mënyrë që Danieli të bëjë një jetë të shëndetshme, deri në momentin e transplantit renal të mundshëm në të ardhmen.

Operacioni i shkallës së lartë të vështirësisë u realizua nga stafi mjekësor me kirurg primar Prof.Asc. Dritan Alushani, Dr. Aulona Haxhirexha, Dr. Labeat Haxhirexha, anestezist reanimator Dr. Amarold Balliu, kryeinfermiere Silvana Laçi, infermiere instrumentare Nora Tafaj dhe infermieret Marjeta Shehi dhe Irini Ngjiro”, njofton Manastirliu në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull