1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” Jorida Tabakun që të pijë ujë nga çezma, kjo pasi një ditë më parë në Kuvend, deputetja e PD-së deklaroi se uji në Tiranë nuk mund të konsumohet.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri Rama ka postuar në rrjetin e tij social “Tik-Tok” një video duke pirë ujin e çezmës.

Rama: Ky është uji i Tiranës. Madje do pi edhe nga uji i detit. Sa e mirë, pini ujë Tirane. Dhe ti Jorida si tironse duhet të pish ujë Tirone.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri gjatë inspektimit të shtëpive në rindërtuara në Lezhë, nuk hezitoi të pinte ujë nga çezma edhe atje.

Rama: Ku e keni çezmën, të pi ujë çezme meqë thonë që nuk pihet uji i çezmës në Lezhë. Jorida për të mira!

Një ditë më parë në Parlament, Tabak

@ediramatiktokGëzuar Jorida pi uj Tirone????????????

♬ original sound – EdiRamaTikTok

u tha se cilësia e ujit në kryeqytet lë për të dëshiruar. Më pas në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se do publikonte një video në “Tik-Tok” duke pirë ujë nga çezma, madje i tha Tabakut ta presë në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull