1 Minuta Lexim

 

Një tërmet i cili me epiqendër ishte në Bosnjë-Hercegovinë, dridhi tërë Ballkanin.

Në pamje të ndryshme që janë publikuar nga mediat, shihet se në Bosnjë dëmet materiale janë më të mëdha, pasi magnituda e tërmetit ishte 5.7 shkallë.

Megjithatë, mediumi boshnjak Dnevni Avaz, ka publikuar një video në Twitter, ku shihet se një qytetar incizon momentin kur ndodh tërmeti.

Rrjedhimisht, aty shihet edhe një prezantuese e lajmeve në Mal të Zi, teksa ishte duke raportuar dhe reagimi i saj pasi ndodh tërmeti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull