Pas disa raste të kapjes nga policia të sasive të konsiderueshme të drogës në konteinerët e kompanisë Zico, njohur me emrin tregëtar BanaKing, vitin e fundit kanë ndodhur dy ngjarje fantastike.
Them fantastike, pasi askush, përfshi gazetarët investigativ, nuk arrijnë të shpjegojnë çfarë ka ndodhur.
Në fund dhjetor 2021, doli lajmi se kamioni i BanaKing ishte ndaluar nga persona të armatosur, të cilët kishin kërcënuar shoferin dhe kishin tërhequr pako nga ngarkesa.
Policia ishte njoftuar ditën tjetër, ajo shkoi arrestoi shoferin dhe pak dihet se çfarë bëri tjetër, pasi nuk doli të jepte asnjë lloj shpjegimi.
Kam lexuar disa herë gjatë vitit detajet e dosjes, zbuluar nga koleget Klodiana Lala dhe Anila Hoxha (Ju ftoj të lexoni disa herë një status të kësaj të fundit, botuar ne media, bashkë me disa përfundime të pafiltruara të saj), por është e pamundur të kuptohet çfarë ka ndodhur. A u kapën 119 kg drogë apo jo?!
SOT ka ndodhur diçka e ngjashme: pas sinjalizimeve të marra nga policia për drogë (nga vendet partnere me gjasa) dhjetra kuti janë zhdukur nga konteineri i saj në Portin e Durrësit, i cili gjendej i ankoruar pa vulë sigurie.
Policia nuk sqaron asgjë.
Kompania vazhdon e qetë tregëtinë e bananes dhe drogës mesa duket, mediat – qe kane censuruar lajmet- vazhdojne paguhen pafund per reklama, nderkohe qe reklamat e bananes jane fenomen i rralle ne vetvete.
Është e qartë se gjysma e policisë është pjesë e mafies ose kapur prej saj, ndërsa ne presim që ata të parandalojnë atentatet mafioze, që rrezikojnë qytetarët në rrugë.
A e kuptoni ku jetojmë?!
PS: Në koment një tjetër artikull mbi ngjarjen e censuruar nga mediat e policia për kapjen e supozuar të 119 kg drogë.