Kardiologu shqiptar me famë botërore Prof.Dr. Edvin Prifti, i privuar nga SPAK për të ushtruar profesionin, po përjeton padrejtësinë e marifeteve procedurale dhe shtyrjeve të vazhdueshme të gjyqit, ky prokurori i SPAK duhej të paraqitej së bashku me provat e inkriminimit.
Nga sa komunikon vetë Doktor Prifti në profilin e tij në Facebook, prokurori i SPAK për të katërtën herë radhazi, nuk paraqitet në seancë, çka bën që gjyqi të jetë shtyrë për të katërtën herë.
Nuk janë të reja këto teknikalitete që prokurorët përdorin për të shtyrë gjyqet e për të mbajtur peng njerëzit, por në këtë rast, ku bëhet fjalë për një profesionist të zemrës të njohur ndërkombëtarisht, rasti bën që të ngrihen dyshime të arsyeshme mbi qëllimshmërinë e organit të akuzës, që në vend të mbarojë punë, e stërzgjat.
Kujtojmë se SPAK gjeti kohën që për një autokombajnë të blerë me para të dyshimta, të thërriste në seancë për të dëshmuar rreth 350 fermerë të një fshati.
Më poshtë dëshmia e Prof.Dr. Edvin Priftit, marrë nga profili i tij në Facebook:
GREVE NE SPAK!
Keto kohet e fundit u mesuam me greven e avokateve, por per mua ishte ndryshe, pikerisht u gjenda prej muajsh nen “greven” ose me mire mosparaqitjen e prokurorit ne gjykate.
Sot nje dite tejet interesante dhe nje gur prove per mosvertetesine e fabules intrigante te thurur ndaj meje. Sot gjyqi anullohet per here te katert, pasi perfaqesuesi i SPAK nuk eshte i pranishem, tregues evident i mos perballjes me provat dhe te verteten.
Seanca kishte te bente me konfrontimin me prova dhe ekspertize kontabel te cilat vertetojne te verteten time dhe jo cka eshte vjellur me.dashje apo pa dashje ne emrin tim.
Prokurori i ceshtjes qe vete kishte rene dakort per daten pas 3 heresh qe nuk paraqitej sot cuditerisht nuk ishte prape i pranishem. Nuk e besoja qe pas nje viti e gjysem denigrimi, njeanshmerie, shkaterrimi te emrit dhe individit, persekutimi, shpalosjes se intrigave dhe fabulave shkallmuese anadollakre, te mos evidentohet as kurajua me e vogel e perballjes me te verteten.
Cdo njeri mund te hetohet pasi dyshimi eshte plotesisht brenda te drejtes dhe ligjit, por mos perballja, mos qasja ndaj te vertetave dhe provave dhe per me teper fshehja e tyre nga institucionet shteterore ka nje emer tjeter. une kam qene ne dispozicion dhe ne cdo kohe jam perballur bile edhe ne momentet me te veshtira. Por frika ndaj perballjes mbetet nje atribut i te dobetit ose atij qe ka gabim!
Eshte e cuditshme qe institucioni ne fjale te jete kaq i njeanshem kur edhe pse nen nje dyshim minimal nuk pati asnje hezitim te perbalte emrin, reputacionin dhe sakrificat e nje qytetari, te shkelte ligjin sa here, dhe nderkohe nuk analizon pikerisht provat dhe faktet qe heqin keto dyshime.
Le qe cthem ne menyre retorike?! Media identifikoi fshehjen e provave ndaj meje te cilat dolen fare rastesisht mbase nga ndonje gabim aftesish ne nje ceshtje tjeter.
Siç thoshin latinet: Dum spiru spero (sa kam fryme shpresoj).