3 Minuta Lexim

Maria Passer është shoqe udhëtimesh me rusen e burgosur Lana Sator (Svetlana Timofeeva), e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune e shërbimeve inteligjente të huaja.

Në intervistën për Euronews Albania, ajo rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në Shqipëri, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.

“Kemi qenë në një zonë në jug të Shqipërisë, ishte komplet e braktisur, mund të hyje fare lehtë aty, gjetëm një vrimë të madhe tek hyrja dhe u futëm brenda. Ishte në jug të Shqipërisë (Porto Palermo). Ne nuk ishim të vetmit që kishim hyrë aty”, tregon ajo.

Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish-komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.

“Ajo më shkroi që do të shkonte në Shqipëri, kishte planifikuar të qëndronte një javë aty, thjesht I urova ta shijonte udhëtimin. Është tipike për Lanën të udhëtojë, ajo ka vizituar me tepër se 30 vende kështu që është normale. Di që ka qëndruar për gjysmë viti në Gjeorgji, mendoj që thjesht ka ardhur për të eksploruar”, tregon ajo.

Ajo tregoi gjithashtu për akuzat e mëparshme për Lanën si spiune, se kanë qenë vetëm deklarata dhe jo akuza zyrtare nga shteti rus. Maria beson mikja e saj nuk është spiune por blogere, duke treguar se ajo ka mbi 2000 postime në instagram dhe ka shkruar dy libra për eksplorimin urban.

Maria Passer shprehet se shoqja e saj nuk ka lidhje me politikën në Rusi. “Jo, Lana nuk ka asnjë lidhje me politikën, as ka qenë nëpër protesta sepse ajo mendon se nuk mund të zgjidhesh diçka më një baner në dorë”, tha ajo.

bashkë me miq të tjerë po përpiqen të gjejnë në avokat për të.

“Uroj shumë, unë dhe shokët e saj jemi gati për ta ndihmuar, ne po flasim me gazetarë dhe po tregojmë për Lanën. Unë kam disa vite që e njoh dhe unë mund të jem në këpucët e saj, sepse edhe unë vizitoj vende si ajo, dhe po të isha me të do akuzohesha si spiune por unë nuk jam spiune. Ne po mbledhim lekë edhe për një avokat për të”, tha më tej shoqja e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull