Nga Ylli Asllani
Promovimi i 2 librave, “TEMPULLI Që NA MËKOI DHE BEKOI ME DIJEN PËR JETËN” me kujtime të 20 ish gjimnazistëve, si dhe libri mjaft tërheqës me tregime “NË GJUNJË PËRPARA MIRËSISË” me autor ish gjimnazistin SHPËTIM EMIRI, u konsiderua një gjetje fine, e cila i shkonte përshtat përkujtimit të gjimnazit të shquar të dijes dhe civilizimit…!
Në fakt ishte një mbrëmje pa regji dhe intitucione zyrtare…Organizatorët takimit dhe botuesit qenë vetë ishgjimnazistët Prof. Ksenofon Krisafi, poetja Vllasova Musta, Ing. Shpëtim Emiri, Prof. Ymer Çiraku, gazetari Ilir Babaramo Prof. Mimoza Kore, Ark. Ibrahim Emiri, Ing. Bujar Qirko!
Ata pa bujë krijuan një ansambël të kulturuar dhe meritojnë vlerësime për gjithçka të këndshme që sollën me librat dhe përjetimet e tyre!
Në këtë mbrëmje në ndërhyrjen time pata mundësinë të sillja të ridimensionuar portretin e ikonës së arsimit dhe liceut gjirokastrit Thoma Papano, si personifikimi më autentik i plejadës së ndritur të mësuesve që lidhte epokat e Liceut të dikurshëm me Gjimnazin aktual!
Një histori e tij që daton në Kongresin e Manastirit, e vazhdon me çeljen e shkollës së parë shqipe Liria në Gjirokastër, me Kongresin e parë kombëtar të arsimit, kontributin diplomatik në krah të Atit të pavarësisë Ismail Qemalit, si botues i Abetares së parë të Shtetit shqiptar, themelues i organizatës “ Bashkimi”, si dhe bashkë themelues e mësues i Liceut të Gjirokastrës… Ndofta një herë tjetër do të shkruaj më gjatë rreth kësaj teme!
Dikur për Basho Thomanë pata lenë një pllakë bosh në bazorelievin kushtuar figurave Nderi Qytetit në krah të Çabejt, Musine Kokalari, Kadaresë, si dhe Dr. Vasil Labovitit e Rauf Ficos, të cilët u plotësuan më pas!
Mendoj ende se dy pllakat e gurit bosh në atë bazoreliev të vitit 2000 i meritojnë ai dhe dhe dishepulli tij Bajo Topulli!
Ti kthehemi përvjetorit…
Vjet 100 vjetori i Liceut, i shumë pritur nga të gjithë nuk i morri siç duhet përmasat e një feste që ai meritonte…
Por asnjëherë nuk është vonë për të plotësuar staturën e tij kpmbëtare! Ndaj në diskutim tim në këtë takim i sugjerova shoqatës “ Për mbrojtjen e vlerave të Gjirokastrës” të inicionte propozimin e dekorimit nga Ambasada Franceze të Liceut të Gjirokastrës, sot Gjimnazit “Asim Zeneli” me një nga titujt e tyre të nderit, si dhe ti propozojë Presidentit të Republikës akordimin e dekoratës “ Nderi i Kombit”!
Liceu i Gjirokastrës është padyshim një nga pikat e larta të harmonisë midis kulturave franko- shqiptare! Mendoj se, veç Liceut të Korçës pak kush në Shqipëri do ti meritonte këto vlerësime franceze sa Liceu i Gjirokastrës…!
Për vetë historinë dhe shkëlqimin e këtij Tempulli dijesh e qytetërimi, këto tituj bëjnë krenar çdo gjirokastrit, por nga ana tjetër i bëjnë nder dy institucioneve të lartë të shtetit francez dhe shqiptar të lartpërmendura, që do ti akordojnë!
Liceu 101 vjeçar vazhdon të frymëzojë edhe sot brezat e rinj në një vend ku arsimi dhe edukimi kanë zbritur nga podi lavdisë …!
Ndaj në përfundim duke falenderuar autorët e dy botimeve do të doja të shprehja homazhin tim të thellë për gjithë plejadën e mësuesve dhe kontribuesve të këtij tempulli, si dhe urimet më të mira për gjithë asimzenelasit!