Jimmy Carter, presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, një ndërmjetës i paqes në Lindjen e Mesme në kohën e tij dhe një avokat i palodhur për shëndetin global dhe të drejtat e njeriut ndërroi jetë këtë të diel. Ai ishte 100 vjeç.
“Babai im ishte një hero, jo vetëm për mua, por për këdo që beson në paqen, të drejtat e njeriut dhe dashurinë altruiste”, – tha Chip Carter, djali i ish-presidentit, në një deklaratë.
Një demokrat nga Xhorxhia, Carter ishte presidenti më jetëgjatë në historinë e SHBA-ve. Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë dhe u mund rëndë nga Ronald Reagan në 1981. Por Carter i kaloi dekadat më pas duke u fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, përpjekje që i dhanë atij çmimin Nobel për paqe në 2002. Presidenti Carter mbetet ne kujtesen e amerikaneve per vleresimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, te cilat sipas tij shpiken Ameriken.
Presidenti ne detyre Biden ne nderim te Presidentit Carter shpalli ditet e zise dhe uljen e flamurit ne gjysem shtize pergjate ketyre diteve, ndersa do te zhvillohen homazhe dhe nje ceremoni mortore sipas protokollit amerikan per ish presidentet.