Nga Arber Dalmati-
Seance e gjate, pese oreshe, e intervistimit te kryetarit te bashkise se Tiranes Erion Veliaj nga prokuroret e SPAK. Paraqitja e tij ne porten krysore te institucionit te hetimit te korrupsionit te madh, u be i shoqeruar nga nje person tjeter, duke shmangur deklarimet apo komunikimet me reporteret. Ndonese psikologjikisht gjate hyrjes ,i jepte sportivitet ecjes dhe plastikes se fytyres, pas pese oresh u vu re sikleti, sikunder cdo zyrtar i larte qe hyn dhe del ne porten e SPAK.
Reportere te ndryshem raportojne se kryetari i bashkise se Tiranes u intervistua ne kuader te hetimit qe po zhvillohet ndaj tij per korrupsion pasiv. nderkohe qe tashme disa masa paraprake si ai i kontrollit te baneses, marrja ne pyetje e bashkeshortes Ajola Xoxa etj., flasin qarte per nje situate intensifikimi te hetimeve dhe te ballafaqimit te kryebashkiakut Veliaj me prokuroret.
Hamendesimet dhe analizat e reportereve jane shtuar me se shumti pas mberritjes gati dy ore e gjysem me pas ne mjedisin e SPAK e politikanit te njohur te opozites, Belind Kellici, i cili nuk ka pas njoftim paraprak per mediat, per kete ftese nga organi i larte i hetimit. Sipas burimeve, Kellici eshte ftuar per te dhene shpjegime rreth akuzave dhe kallzimit qe ka depozituar ndaj Bashkise se Tiranes dhe vecanerisht ndaj titullarit te saj, Veliaj.