NGa Fahri Musliu
Këtë ditë i gjeta disa shënime të vjetra që kujtuan një ngjarje të rëndësishme dhe shumë provokuese për profesionin e gazetarisë.
Më 18 dhjetor 1989 duke pa se çka po ndodh në Rumani, i propozova redaksisë së Rilindjes unë me ndonjë kolegë të shkojmë e të raportojmë.
Redaksia kishte marrë vendim që bashkë me mua të vjen edhe kolegu kolegu Avni Spahiu redaktor i rubrikës së jashtme dhe shoferin Fazli Gashi. Më 20 dhjetor erdhën me makinë në Beograd dhe pas mesnate u nisëm për Temishoar meqë aty njoftojnë për gjendjen dramatike. Gjatë rrugës hasëm në shumë barikada dhe kontrolle si të policisë sekrete ashtu edhe të revolucionarëve që ishte rrezik i madh por ne të dy palët i përshëndesnim me “Libertate”.
Në Temishoar mbërritëm diku kah ora 06 e mëhjesit kur ende ishte terr por në qytet dëgjoheshin krisma armësh. Shkuam drejtë në konzulatën jugosllave ku ishte konzulli Atabacnoviq, ku takuam edhe kolegë tjerë të mediave të Beogradit. Aty konzulli na njoftoj me gjendjen por disa gjërave nuk u besuam dhe dolëm të shohim vet se çka po ndodh. Ishin propagandë shifrat për të vrarët e të plagosurit që gjoja ishin shtrirë në spital sepse aty na thanë se numri është minor.
Vendosem të shkojmë për Bukuresht por konzulli Atanackoviq nga tërhoqi vërrejtjen se rruga është e rrezikshme në kontrollin e forcave të Çausheskut. U kthyem prap në Serbi për ta vazhduar rrugën në anën e kundërt. Natën e kaluam në qendrën turistike Tekija dhe në mëngjes e kaluam urën sipër hidrocentralit Gjerdap, në orët e pasdites mbërritëm në Bukuresht pa ndonjë telashe dhe u vendosem në hotel Patria në qendër të qytetit afër godinës i pompoze të parlamentit rumun, më e madhja në Evropë.
Pastaj me koleë tjerë serish shkuam në ambasadën e Jugosllavisë ku ambasadiri Jeftiq jepte informata për rrjedhën e ngjarjeve. Aty pash se dirigjuese e protestave ishte politika jugosllave që dëshmon edhe transmetimi direkt i ngjarjeve nga TV Beogradi kurse moderator kryesor ishte shkrimtari Adam Puslloiq serb i Beogradit me prejardhje rumune.
Në qytet nuk kishte shumë lëvizje pos njerëzve të armatosur, kurse qendra ku zhvilloheshin aktivitetet e organizatorëve të protestës dhe revolucionit ishte zonë e mbyllur jo larg hotelit, por hyrja në te ishte e ndaluar.
Në mbëmje u njoftuar për arrestimin e Nikollae Çaushesku me bashkëshorten Elena në një qytet larg Bukureshtit ku kishin ikur.
Protestat vazhdonin dhe përkraheshin me të madhe, kurse kulmi i tyre ndodhi më 25 dhjetor, kur gjoja pas tre dite gjykimi dhe shpalljes fajtor, ekzekutohet mizorisht Çaushesku me bashkëshorten. Për ekzekutimin e tyre në mbrëmje njoftoj tv rumun. Me këtë akt pushtetin e morën forcat revolucionare të drejtuara nga bashkëpunëtori i Çausheskut, Jon Iliesku i cili pas disa vitesh në pushtet akuzohet dhe dënohet me burg për keqpërdorime.
Në këtë revolucion të plisht i pari i këtij lloji në Evropën lindore komuniste, e që u shoqërua me propagandë të hatashme, ndodhën rreth 1400 vrasje mes forcave kundërshtare, pa pasoja tjera materiale.
Në qytet nuk funksiononte gati asgjë pos disa dyqaneve tregtare por pa artikuj ushqimor. Kurse ushqim nuk kishte as në hotel, për çka gati 8 ditë i kemi kaluar me supë, djath e raki (si infuzion) të cilën e patëm blerë në Serbi.
Me Avniun e Fazliun, të rraskapitur më 29 dhjetor në orët e mëngjesit u nisëm për në Kosovë por kah Bullgaria. E kaluam pikën kufitare në Ruse, në restorant ngrënëm drekë pas tetë dite, u pastruam në hotel dhe u nisëm drejtë Sofjës ku pasi blemë ca gjëra e vazhduam rrugën për Pirot. Në Dimitrivgard policët e doganierët filluan të na kontrollojnë por kur iu thash “se jemi gazetar dhe po kthehemi nga Bukureshti dhe rrini rehat se edhe kryetarin tuaj Zhivnov po e pret fati i Çaushesku”, na përshëndeten gëzueshëm duke thënë “daj bozhe bratko, sretan put i nova godina”
Në foto: cifti Çaushesku gjatë ekzekutimit dhe protestuesit rumun