Mbledhja në Prishtinë, Taulant Balla përplaset me Berishën: Ju arrestuat Adem Jasharin në Tiranë!

4 Minuta Lexim

Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mbajnë ditën e nesërme një takim të përbashkët, teksa në seancën plenare që vijon ende sot, nuk kanë munguar debatet lidhur me bojkotin e Partisë Demokratike.

Deputetët opozitarë akuzuan socialistët se do të shkojnë nesër në Prishtinë “me një njollë të zezë”, pasi nuk kanë votuar rezolutën për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Deputeti i PS-së Taulant Balla u është përgjigjur duke thënë se gjatë qeverisjes së Berishës, heroi i Kosovës, Adem Jashari është arrestuar në Tiranë. 

“Adem Jasharin e keni arrestuar ju! E keni arrestuar ju në Tiranë. Dhe sa i përket asaj që ju doni të merrni “like” në Facebook, kënga e Shkurtes nuk është ndaluar, dhe unë kam kontaktuar me të dhe i kam thënë “Shkurte, mos i dëgjo disa gojë të liga se nuk është e vërtetë””, u shpreh Balla.

“Dua të komunikoj me publikun fakte historike. në këto 33 vite ps sa herë që ka qënë në shumicë apo pakicë me votën e popullit shqiptar nuk ka çeduar asnjëherë sa i përket pozicionit në mbrojtje të cështjeve tona kombëtare. Janë 8 rezoluta dhe deklarata sa i takon genocidit dhe çdo lloj forme krimi ndaj vëllezërve dhe motrave tanë në Kosovë.” tha Balla.
Por nga ana tjetër ai rreshtoi të gjitha faktet që flasin kundër PD sa i takon qëndrimit ndaj Kosovës.
“Në 25 janar të vitit 2011 kanë qenë përfaqësuesit e PD në asamblenë e Këshillit të Europës që bashkuan votat me propozimin e Rusisë për atë që pasoi që ishte një përpjekje e poshtër për të hedhur baltë mbi luftën çlirimtare” tha Balla duke rikujtuar se PS dhe Idrizi votuan kundër ndërsa 3 votat e PD shkuan për draftin e Kosacevit, ai që sot është zv/kryetar të komistetit të sigurisë kombëtare të Rusisë.
Ju historikisht nuk keni qenë në krahun e duhur të historisë u tha ai deputetëveopozitarë.
“Nuk është rastësi që qoftë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës u zhvilluan pas vitit 2013 dhe mbledhjet e përbashkëta të kuvendit të Shqipërisë dhe të kuvendit të Kosovës me kryetar kuvendi të kësaj shumice.
Prandaj poulli e di mirë çfarë kontributi ka PS gjatë viteve ’98- ’99 çfarë kontributi kanë ata që kur udhëheqësit e UÇK shkonin në Rambuje dikush udhëhiqte protesta kundër qeverisë këtu dhe kundër Rambujesë dhe kush i thoshte Hashim Thaçit bashkëpunëtor i Serbisë dhe me fjalë të tjera më të poshtra antishqiptare. Adem Jasharin e keni arrestuar ju këtu në Tiranë” deklaroi ministri Balla në parlament. Ai sqaroi në fund edhe lajmet rreth ndalimit të këngës Mora Fjalë në stadium duke thënë se kjo është hedhur poshtë nga Federata e Futbollit dhe është totalisht e pavërtetë.

“Po e do kombëtaren dhe këngën e Adem Jasharit, hajde në stadium ta këndojmë të gjithë bashkë”, tha Balla

Berisha iu përgjigj, duke e quajtur një ngjarje të tillë si shpifje të fabrikuar në Beograd dhe të përhapur më pas në Tiranë.

“Arrestimi i Adem Jasharit është një trillim serbo-shqiptar i turpshëm, s’ka ndodhur kurrë në territorin e Shqipërisë. Adem Jashari është stërvitur në territorin e Shqipërisë, në 1991-92 dhe ai nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata që e hapën këtë shpifje, e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar. Votojeni sot që të hiqni atë njollë të zezë që keni për gjenocidin serb në Kosovë”, deklaroi Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull