dominimi ekonomik,ushtarak e policorë i,,vëllait të madh,,, veçmas gjatë dinastisë 50
vjeçare të Klanit Asad.
—————————–
Një ditë para se të hynin në Damask,kryengritësit sirianë publikuan një
kumtesë për opinjon, ku premtuan se me ,,Libanin do të zhvillojnë raporte të barabarta
shtetërore dhe miqësore,,.
Prapa kësaj komunikate fshishet një kërkimfalje e sirianëve të përndjekur deri dje, e
tani pushtetarë ,te vrarë 13 vjetë nga ushtria dhe policia siriane e Klanit Asad,
Gardës Republikane iraniane të ndihmuara nga Hezbollahu dhe ushtarët e
Putinit.
Këtë nuk e dëgjoi libanezi Suhel Hamavi, i burgosur në Bejrut që para 33 vjet
nga forcat siriane .Ai kaloi pesëmbedhjetë vjet ,i vetëm në çelinë e burgut famëkeq
të Sirisë, Sednaja,ndërsa pjesën tjetër në një dhomë me të tjerët,pa pa diell me sy.Ate
e burgosën sirianët, sikundër edhe mbi 700 libanezë të tjerë,sepse kundërshtonin
dhunën siriane në Liban që nga viti 1976 e gjerë më 2005,kur u tëroq armata siriane,por
mbetiën shërbimet sekrete ,, Mukhaberati,, famëkeq dhe ai ushtarak. Ky burg u hap për
kundërshtarët e Asadit në Siri dhe në Liban,pra nga viti 2011 kur shpërtheu ,,
Pranvera arabe,,.Para tij burgu më rreptë sirian ishte në Al Meze,vepër e babait të
Basharit, Hafezit.I biri e kaloi babain me burgun e tij më të sofistikuar të torturave dhe
dyer të mbyllura me kode.
I gjori Suhel ,si shumë sirianë e libanezë të burgosur, e kuptuan se çka po
ndodhte vetm në çastin kur kryengritëst sirianë i thyen dyert e burgjeve ne të gjitha
qytetet, duke filluar nga Alepi,Homsi e Hama e gjerë në Damask e Dera. Një pjesë e
të burgosurve gjatë viteve vdiqën nga torturat ose nga litari. Atyre nuk u dihen as
varet. Këta njerëz ,,hije,, nuk kanë pasur të drejtë as të komunikojnin me shkrim me
familjarët e tyre,e lere më të pranonin vizita.
Njeri nga ata të burgosur ka qenë edhe vëllai i mikut tim, Nasrit, profesorit të
frengjishtes në Universitetin Arab të Bejrutit, me të cilin banonim në një ndërtesë në
lagjen Sakiet el Zhanzir të Bejrutit dhe shoqëroheshim.Nasri ishte i dhënë pas
veprave të Kadaresë,andaj në Universitetin e tij krijoi Shoqatën e Miqëve të
Kadaresë.E vëllai i tij,një patriot i pathyeshëm libanez , ishte sociolog dhe anëtar i
një partie që kundërshtonte pushtimin e Libanit nga Siria, duke filluar nga 1976. Nuk
dij a ka dalë i gjallë nga burgu. .Armata me 40 mijë ushtarë duke përfshier edhe
shërbimet sekrete siriane ,por edhe njësiti ,, Saika,, / quhej njësit palestinez,ndërsa
ishte i krijuar nga forcat e sigurimit sirian/ depërtuan në Liban në kuadrin e ,, forcave
të përbashkëta arabe,, për ta ndalur gjoja Luftën civile.Ata jo vetm që nuk e ndalën atë
luftë,por e kallën edhe më shumë, sepse u bënë palë në konflikt, kundër
palestinezëve dhe forcave progresiste të vendit. Veçmas ishin të motivuar kundër
palestinezëve.Kur forcat falangiste rrethuan kampin palestinezTal al Zatar/76/, armata
siriane u ndihmonte atyre duke e krijuar rrethin e dytë për të mos lejuar asnjë
palestinez të largohej nga kampi, e as të mos arrinte një gastare uji brenda,kur
falangistët kishin ndërprerë ujësjellësin. Shumë fëmijë ,burra e gra palestinezë vdiqën
nga uria dhe etja.
Gjatë asaj kohe,shpesh e vzitoja spitalin e vetm palestinez në Bejrut
,të cilin e udhëheqte mjeku boshnjak Mujo Ustavxhiq, që dikur kishte shërbyer edhe në
Spitalin e Prishtinës.Aty dërgoheshin palestinezet e plagosur. Shpesh sulmohej nga
falangistët, por edhe nga mercenarët sirianë dhe ,, Saika,, e famëshme për të
keq. Ato forca vranë shumë libanezë , me qindëra i burgosën dhe i internuan në
Siri.
Armata dhe sigurimi sirian në Liban e zbrazën vendin. nga çdo
pasuri private dhe publike.Për çdo ditë me qindëra kamionë e vetura mbusheshin me
gjëra të grabitura në mbarë Libanin dhe dërgoheshin në Siri.Krimi dhe korrupcioni
ishin boshti i çdo vepri mtarie të atyre forcave.Këte ,,shkollë,,prej tyre e
huazuanedhe forcat sërbe ne Kosovë dhe në të gjitha viset tjera të ish Jugosllavisë ku
shkelën gjatë luftërave të fundit.
Kur për herë të parë shkova në Liban (1974), vërejta se punëtorët sirianë ishin
me shumicë në kantieret e ndërtimit, pastriime etj. Gratë siriane punonin kryesisht si
ndihëse , amvise në shtëpitë e libanezëve. Të gjthë ata u dërgonin para familjeve të
tyre.Ishte kjo kohë kur të gjithë ishin të kënaqur,ndonëse lidershipi i atëhershëm libanez
kishte halle që nuk dilnin në media. Raportet e tendosura politike me Sirinë ishin disi
,, tabu teme,,.Ndonëse Libani dhe Siria fituan sëbashku pavarësinë nga mandati
francez /1920-46),Damasku asnjëherë nuk e njohu atë pavarësi të fqinjit më të
vogël.Nga trysnitë ndëkombëtare dhe ato arabe, Siria shtirrej se po e njihte shtetin
e Libanit, por nuk hapte ambasadën e saj në Bejrut, as nuk pranonte ambasadë
libanze në Damask. Arsyetoheshin se ,, jemi vëllellezer, e njohim njeri tjetrin edhe pa
raporte diplomatike,,.
Por kur hyri armata dhe sigurimi sirian në Liban ,me vendim të Liges Arabe
(shtet tjera arabe dërguan vetëm simbolikisht nga një tog që u tërhoqën pas një kohe
të shkurtër,kurse Sirianët memzi u larguan më 2005) filluan edhe vrasjet serike të
udhëheqësëve të shquar si Kemaj Xhumblatin,intelektualin e shquar ibanez, një kohë
Ministëe i brendshëm. Sirianët e vranë me dinamit,sepse i mbronte palestinezët.
Kryeministrin Rashid Karame ,sirianët e vranë duke i futur lëndë shpërthzese ne
aeroplanin e tij, pasi ai kërkonte ndërprerjen e krimeve siriane ne Liban dhe tërheqjen
e ushtrisë së Asadit. Nga shpërthimi i disa qindëra kilogramëve të labdëve
shpërthyese përfundoi edhe kryeministri libanez Refik Hariri dhe shumë zyrtarë rreth
tij (2005) në qendër të Bejrutit. Lista e krimeve Siriane në Liban nuk ka fund.
Një pjesë e pushtetarëve si ish presidenti Sulejman Franzhije Presidenti –
gjeneral Auni etj.për çdo vendimarrje në Liban, ,, merrnin dorë,, në Pallatin e
Asadëve në Damask Sirianet pëziheshin në përzgjedhjen e pushtetarëve,të
komndantëve të ushtrisë e policisë libaneze dhe për shumë çështje vitale të fqinjit të
vogël. Ata që nuk donin vazalitete,i gjeenti fundi me lëndë shpërthzese ose në
burgjert e Sirisë.
Andaj edhe libanezet iu gëzuan çlirimit të Sirisë, sepse u çlirua edhe Libani
nga një dhumë e gjatë shtetrore e ,,vëllait të madh,, në krye me Asadët që i detyronin
punonjësit e shtresës së mesme të punonin në shkolla,administratë e gjetiu me rrogë
mujore sa për tre kilogram mish,ndërsa çër vete ,siç u pa , mbanin miliarda dollarë.
Pikërisht ky mjerium i masave të gjëra bëri që kryengritësit të priteshin me lule dhe
gëzim të madh në çdo cep të Sirisë dhe të depërtonin pa asnjë rezistencë nga ushtria e
Asadit.
Në këtë vazhdë mund të shpjegohet edhe çeshtja,pse Siria e Libani nuk e
njohtën Kosovën. Bashar al Asadi,sikurse të gjithë satelitët e Moskës ishte i
dëgjueshëm për të mos e njohur Kosovën, kurse Libani kihte frikë nga Damasku e
Teherani që ta përmendëte këtë punë.Aq më parë kur dihej se Kosova është aleate
amerikane.
Pas ndryshimeve historike në Damask dhe Bejrut, pres të ketë ndyshime
edhe në këtë rrafsh.