Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi foli në një konferencë për mediat për përplasjen mes institucionit që ai drejton dhe Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vakancën e gjyqtares Holta Zaçaj.
Në konferencën për analizën vjetore, Sadushi shpjegoi arsyet e shpalljes vakant të kreut të Kushtetueses, duke i dhënë fund kështu mandatit të Holta Zaçajt në mars të 2025.
Ai tha se nëse nuk do të ishte shpallur vendi vakantë, atëherë kjo do të ishte në shkelje të ligjit.
“Nëse s’do ta kishim shpallur atëherë do të kishim shkelur ligjin”, tha ai.