Përshkallëzimi i tensioneve Iran-SHBA, Garda Revolucionare merr nën kontroll industrinë e naftës

3 Minuta Lexim

Industria e naftës së Iranit ka rënë totalisht në duart e Gardeës Revolucionare. Frika e një përshkallëzimi të tensionit mes Iranit, SHBA dhe Izraelit, ka bërë që korpusi besnik i liderit supreme, Ayatollah Ali Khamenei, të forcojë kontrollin mbi industrinë kryesore të naftës së Iranit.  Agjencia e lajmeve Reuters, thekson se, i gjithë biznesi i naftës kanë rënë nën ndikimin në rritje të Gardës, nga flota hije e cisternave që transportojnë në mënyrë të fshehtë naftë të sanksionuar, te logjistika dhe kompanitë e para që shesin naftën, kryesisht në Kinë.

Pavarësisht sanksioneve të ashpra perëndimore të krijuara për të mbytur industrinë energjetike të Iranit, të rivendosura nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në 2018, Irani gjeneron më shumë se 50 miliardë dollarë në vit të ardhura nga nafta, deri tani burimi më i madh i valutës së huaj dhe lidhja e tij kryesore me ekonominë globale. Gjashtë specialistë – zyrtarë perëndimorë dhe ekspertë sigurie, si dhe burime iraniane dhe tregtare – thanë për Reuters se Garda Revolucionare kontrollon deri në 50% të eksporteve të naftës të Iranit, një rritje e mprehtë nga rreth 20% tre vjet më parë, raporton A2.

Tre nga vlerësimet u bazuan në dokumentet e inteligjencës për transportin iranian, ndërsa të tjerët i morën shifrat e tyre nga monitorimi i aktivitetit të transportit detar nga cisternat dhe kompanitë e lidhura me Gardën Revolcionare. Reuters nuk ishte në gjendje të përcaktonte shtrirjen e saktë të kontrollit të IRGC. Dominimi në rritje i Gardës Revolucionare në industrinë e naftës shton ndikimin e saj në të gjitha fushat e ekonomisë së Iranit dhe gjithashtu e bën më të vështirë që sanksionet perëndimore të godasin Teheranin, duke qenë se Garda tashmë është përcaktuar si një organizatë terroriste nga Uashingtoni, transmeton A2.

Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, mund të nënkuptojë një zbatim më të ashpër të sanksioneve ndaj industrisë së naftës të Iranit. Ministri i naftës i vendit tha se Teherani po vendos masa për t’u marrë me çdo kufizim, pa dhënë detaje.

Garda Revolucionare është një forcë e fuqishme politike, ushtarake dhe ekonomike me lidhje të ngushta me Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei. Gardat ushtrojnë ndikim në Lindjen e Mesme përmes krahut të tyre të operacioneve jashtë shtetit, Forca Quds, duke ofruar para, armë, teknologji dhe trajnime për aleatët Hezbollah në Liban, Hamasin në Gaza, Houthitë e Jemenit dhe milicitë në Irak

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull