U qëllua me breshëri plumbash, del fotoja e 30-vjeçarit të plagosur në Vlorë

1 Minuta Lexim

Ky që shihni në foto është 30-vjeçari Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe Amrand Spahiu, 35-vjeç.

Sipas policisë Hajrulla ka qenë në mjetin e tij Benz në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndëkrohë që Spahiu ka qenë rastësisht në rrugë dhe është prekur nga plumbat.

“Mbrëmjen e sotme (dje), rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, deklaroi Policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull