VIDEO/ Nga investimet në mbrojtje, tek nderimi i Altin Dumanit – Nancy Vanhorn rendit arritjet SHBA-Shqipëri për 2024

2 Minuta Lexim

Në mbyllje të vitit 2024, Ambasada e SHBA në vendin tonë ka renditur arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve.

Me anë të një videomesazhi, e ngarkuara me Punë, Nancy Vanhorn flet shqip, duke thënë se “në Shqipëri shumë punë janë duke u realizuar”.

Ajo shprehet krenare për atë se çfarë Shqipëria dhe SHBA kanë bërë për të forcuar demokracinë e vendit tonë, për të ndërtuar partneritet në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e  biznesit.

Ambasada kujton momentin kur në janar të 2024 Shqipëria përjetoi një çast historik me ardhjen e helikopterëve të saj të parë Black Hawk, një arritje krenare e mundësuar me 50 milionë dollarë ndihmë nga SHBA.

Ndërsa viti mbyllet me një arritje teksa sekretari i Shtetit nderoi Altin Dumanin si një nga Kampionët kundër Korrupsionit për vitin 2024, për udhëheqjen e shkëlqyer e SPAK-ut dhe përkushtimin ndaj drejtësisë.

“Në mbyllje të vitit 2024, kthehemi pas në disa nga çastet e rëndësishme që kanë thelluar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shikoni këtë video për t’u rikthyer në disa nga ngjarjet kryesore nga udhëtimi ynë i përbashkët. Urime për një vit me mundësi të reja dhe miqësi të forta”, thuhet ne njoftimin e Ambasades amerikane në Tirane.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull