Me zë të zemrës së nxehtë/ I lutem Zotit të Gjithësisë/ Për motin e nënqint e trembëdhjetë/ Të jetë prurës i lumturisë/ Të jetë prurës i gëzimit/ Të derdhë qetësinë si ilaç/ Të hapë portën e mësimit/ Në tërë kombin shqipëtar
Mit’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo ishte botues i “Kalenadri Kombiar” që nis në vitet 1897-1928. Ishtë një ndër themeluesit e medias shqiptare, botues i disa gazetave, shkrimtar, politikan e diplomat shqiptar, nënshkrues i deklaratës së pavarësis në vitin 1912. Më herët kishte qënë bashkëdrejtues i Kongresit të Manastirit me Atë Gjergj Fishtën.
Kontributi i Mit’hat Frashërit është ndër më të rëndësishmit në përphapjen e dijes në Shqipërinë e gjysmës së parë të shekullit të shkuar. “Kalendari Kombiar” i motit 1913, nis me kartolinën për Shqipërinë që kishte vetëm dy muaj e pavarur, pas 500 vitesh pushtimi otoman. I gjithë materiali i këtij numri i kushtohet ngjarjes më të rëndëishme, të 28 nëntorit 1912, shpallja e pavarësisë s Shqipërisë.
Tema sjell kartolinën e numrit të parë të “Kalendarit Kombiar,” në janar 1913 që nis me urimin për vitin e ri dhe më shumë shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
Moti i ri 1913
Me zë të zemrës së nxehtë
I lutem Zotit të Gjithësisë
Për motin e nënqint e trembëshjetë
Të jetë prurës i lumturisë
Të jetë prurës i gëzimit
Të derdhë qetësinë si ilaç
Të hapë portën e mësimit
Në tërë kombin shqipëtar
Të jetë përmbushës i dëshirës
Që ushqen në zemër çdo njeri
I lumturisë dhe i ëmbëslisë
Lutem të jetë moti i ri
Ashtu o Zot lutemi të jetë
Bëfhs e u bëftë siç dëshiron
Megjith zemër shqiptar i vërtetë
Bëfsh e arrifsh tek shpreson