Ylli Manjani: Gjetjet e mbrojtësve ligjorë të Erion Veliaj, janë alarmante dhe tepër shqetësuese

2 Minuta Lexim

E kuptoj që llogjika kolektive sot nuk kërkon proces të rregullt. As procedurë.

Por në fakt shqetësimi real i publikut duhet të jenë procesi dhe procedurat. Ato janë GARANCIA e vetme që mbrojnë cilindo nga abuzimi.

Nëse injorohen procedurat dhe proçesi, qoftë dhe me idenë se “mirë po ja bëjnë” atij që kemi inat, duhet të mos çuditemo aspak kur kjo ti ndodhë secilit prej nesh.

Unë them që as hasmit nuk duhet ti ndodhë abuzimi me proçesin.

Gjetjet e mbrojtësve ligjorë të Erion Veliaj, të cilat i lexova në mediat elektronike, janë alarmante dhe tepër shqetësuese.

Personalisht nuk më çudisin. Kam kohë që denoncoj një sjellje abuzive rutinë tashmë të asaj që quhet drejtësi e re. Por si avokat dhe si qytetar i informuar, ftoj cilindo që të ketë vemendjen qytetare pikërisht tek garancinë e dhunuara, më shumë sesa tek turithyerja politike e publike që i bëhet personit Erion Veliaj.

Gjetjet e avokatëve tregojnë për abuzim me ushtrimin e ndjekjes penale dhe jo me një proçes të rregullt ligjor.

Nisje hetimesh pa dyshim të arsyeshëm; hetime të mbajtura të fshehta dhe me anonimatë;kontrolle dhe sekuestro abuzive; intimidim personash të pyetur; dalje të dhënash në media. etj…

Kaq.

****

Nëse kjo më llogaritet si “mbrojtje” për Erion Velinë, aq më bën. Por lexoni ç’thonë mbrojtësit në këtë proçes sepse janë shqetësimi yt gjithashtu!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull