“95-vjetori i Kryegjyshatës: Dede Edmond Brahimaj: Shpresojmë në stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Rama: T’i japimstatus te vecante!

4 Minuta Lexim

Përkujtohet sot 95-vjetori i vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh shpresëplotë se ky vit do të jetë viti i plotësimit të një domosdoshmërie për komunitetin bektashian në Shqipëri, që është stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.

“25 janarit është një ngjarje e shënuar për bektashizmin, veçanërisht për bektashianët shqiptarë. Ky përvjetor i shënuar, përkon me një ndërmarrje tejet të rëndësishëm për një status më të plotë zyrtar të këtij besimi të plotë, me shtrirje numerike e gjeografik, pothuaj në gjithë botën. Kjo që ne përkujtojmë sot, 95-vjetori i ardhjes nga Turqia në Shqipëri i Qendrës Botërore Bektashiane, nga ish-Kryegjyshi Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede. Një ngjarje e rëndësishme për bektashizmin e më gjerë. Sali Sali Njazi Dedei, i cili erdhi në Shqipëri me një vizion të qartë dhe plotë shpresa se Qendra Botërore e Bektashinjve, duke u vendosur në jugperëndim të Evropës të krishterë, në paqe dhe bashkëjetesë me besimet e tjera fetare, por dhe do të kontribuonte në harmoni midis feve, siguron e forcon mbijetesë, forcon më tej paqen e bashkëjetesën. Me gjithë vështirësitë që koha solli, brezat e klerikëve bektashian, dhanë e po japin kontributin, në misionin tonë ‘Pa atdhe, nuk ka fe’. Me ndihmë ne qeverisë e faktorëve të tjerë, ne besojmë që ky mision do te gjej hapësira më të mëdha në përmbushje të tij ”- pohon Dede Edmond Brahimaj.

Gjithashtu në fjalën e tij të rastit ai theksoi, se “ ne përkujtojmë këtë përvjetor në dy shenja të mbara të fillimit të vitit, Nga njëra anë takimi ynë historik me shenjtërinë e tij Papa Françesku në një Kuvend vëllazëror që pati për kryefjalë paqen dhe harmoninë mes besimeve. Për komunitetin tonë bektashian kryefjalë të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta”-theksoi ai.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht kreut të saj, duke shtuar se, “që është treguar i vëmendshëm i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoje, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të statutit në fjalë”.

Ngjarje historike! Në rrethanat e vështira, bektashianët u vunë në shërbim të saj duke sakrifikuar edhe jetën për të, vijon Baba Mondi, duke shtuar se, “ kontributi vijoi deri në çlirimin e vendit e duke mos u ndalur deri në ndalimin e fesë në Shqipëri”.

Shpresojmë të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian.  Stabilizimi i mundshëm i një statuti juridik ndërkombëtar të urdhrit bektashi dhe Kryegjyshatës botërore të  tij do ti kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë. Madje përforcimi dhe mirëkuptimi edhe për një tjetër

komunitet që ndodh ta harrojmë, atë të jobesimtarëve që e respektojmë, ashtu si kundër presim prej tij respektin e ndërsjellët. Zoti na bekoftë të gjithëve.-u shpreh Baba Mondi.

Ndersa kryeministri Edi Rama ne fjalen e vet pershendetese kerkoi dhenien e nje statusi te vecante Kryegjyshates Boterore te Bektashizmit ne Shqiperi dhe kerkoi mirekuptimin e besimeve te tjera per kete kerkese.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull