Aksident i rëndë në RMV: Vetura bie në Vardar, fëmija 5-vjeçar gjendet në rrugë – ja detajet e fundit

1 Minuta Lexim

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë me pesë persona për arsye ende të paditura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Mediat në MV bëjnë me dije se ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin makinën nga lumi bashkë me tre persona të pajetë.

Ndërkohë që mësohet se në makinë ndodhej edhe një fëmijë 5 vjeç i cili për fat të mirë shpëtoi, si edhe një person i pestë trupi i të cilit nuk është gjetur akoma.

Gjatë përmbysjes së makinës në lumin Vardar i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.

Ende nuk ka një informacion të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për pasagjerin tjetër që rezulton i zhdukur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull