Ananda Devi (Mauritius, 1957), është një nga zërat më të rëndësishëm letrarë që vjen prej Oqeanit Indian, autore e 30 librave, publikuar nga botuesit më të njohur në gjuhën franceeze dhe angleze dhe fituese e çmimeve të shumta letrare. Tekstet e saj në prozë, poezi dhe ese karakterizohem nga një vështrim i palëkundur ndaj dhunës në shoqërinë moderne dhe cilësohen si një akt rezistence, përforcimi i një zëri, një kombi të tërë dhe një popullsie që është anashkaluar shumë gjatë..Pavarësisht ashpërsisë së temave, përmes shkrimeve Devi sjell një poetikë dhe një sensualitet që shndrit mes të errësirës që ajo eksploron.
Ananda Devi është përkthyer në më shumë se një duzinë gjuhësh dhe ka marrë vlerësime e nderime letrare në vendlindjen e saj, nga Franca (Officier des Arts et des Lettres) Honoris Causa prej Universitetit të Silesisë, në Poloni dhe së fundi është nderuar edhe me Çmimin Neustadt 2024 për veprën e saj letrare e cila edhe pse shkruhet nga periferia gjeografikike, gjuhësore e kulturore, bën që pikërisht kjo largësi, ky mërgim, ta bëjë veprën e saj të shndrisë për nga bukuria e menjëhershme.